Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka konfirmuar se ka një përparim në bisedimet për çështjen e emrit, ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.
“Bisedimet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë kanë ecur mirë dhe është bërë përparim i theksuar. Çështja e emrit të Maqedonisë është e rëndësishme”, ka deklaruar Merkel.