Shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov nga Sofja porositi se është e mundshme “mrekullia” në bisedimet për emrin me Greqinë dhe porositi nga BE-ja datë për nisjen e bisedimeve, transmeton Almakos.
“ Do të ndodh mrekulli nëse arrijmë që ta zgjidhim kontestin për emrin me Greqinë, por mrekullitë janë të mundshme. Ndërsa sot të gjithëve na duhen mrekulli.” Kjo është porosia e shefit të diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov gjatë takimit të nesërm midis kryeministrit grek dhe maqedonase Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në Sofje, në margjinat e samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Dimitrov sot mori pjesë në njërin prej paneleve në Sofje, së bashku me kryeministrin bullgar Bojko Borisov dhe atë kroat Andrej Plenkoviq si dhe kolegen e tij bullgare Ekaterina Zaharieva.
“Në vitet e fundit kemi parë në shekujt e gabuar, por sot jemi këtu në vitin 2018. Maqedonia ka humbur gjenerata duke pritur për të lëvizur në rrugë. Po e shohim trenin për në BE se si po kalon dhe duam që ta nxëmë”, deklaroi Dimitrov./Almakos/