Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Maqedoni, me seli në Kumanovë, me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit ka startuar me projektin ‘Shporta e Ramazanit’.
Në suaza të këtij projekti sot është bërë shpërndarja tek familjet e varfra, të ngrata dhe familjet e jetimëve në Shkup dhe rrethinën e saj.
Tradicionalisht, QSA Maqedoni për Ramazan realizon projekte të ndryshme humanitare me ç`rast i del në ndihmë nevojtarëve.
Në ditët në vijim priten që të bëhen shpërndarje të reja ndihmash nga projekti ‘Shporta e Ramazanit’ në vende tjera, si dhe projektet tjera.