Liria mediatike si e drejtë themelore e njeriut dhe faktor i rëndësishëm për demokracinë dhe problemet me të cilat po përballen mediat dhe gazetarët në vendet e Evropës Juglindore, por edhe më gjerë, janë temat kryesore për të cilat do të debatohet në Konferencën mediatike vjetore të pestë dyditore për Evropën Juglindore që sot dhe nesër do të mbahet në Strugë në organizim të OSBE-së.
Në konferencë do të bisedohet për sigurinë e gazetarëve si parakusht absolut për media të lira, për kërcënimet fizike dhe verbale ndaj tyre, për hakerim gjithnjë e më të shpeshtuar të portaleve informative dhe për mënyrat e krijimit të kushte të lira dhe të sigurta për punë të mediave dhe gazetarëve.
Do të debatohet edhe për problemin me lajmet e rrejshme, propagandën dhe dezinformimin të cilat janë të pranishme në rajon, për sigurinë ekonomike të gazetarëve, të ardhura e ulëta, pasiguria sociale dhe puna ma marrëveshje juridike, si dhe për censurë dhe vetëcensurë.
Pjesëmarrësit në mesin të të cilëve edhe gazetarë, përfaqësues të organizatave civile, të komuniteti akademik, në panel diskutimet do të debatojnë edhe për rregullimin apo vetërregullimin e mediave, për praktikat e mira të serviseve publike. Mes folësve në konferencën dyditore në Strugë janë paralajmëruar edhe përfaqësuesi i OSBE-së për liri të mediave Harlem Deziir, ministri i Komunikimeve, Llogaridhënies dhe Transparencës Robert Popovski, drejtori i Federatës Evropiane të Gazetarëve Renate Shreder, drejtoresha ekzekutive e B92 Vera Matiq, kryetari i SHGM Naser Selmani, si dhe shumë drejtorë dhe kryeredaktorë të mediave nga Maqedonia dhe vendet e rajonit./Gazeta Express/