Rrahje e përgjakshme ka ndodhur dje pasdite në burgun e Idrizovës, me ç’rast një i burgosur ka marrë lëndime të rënda. Sipas policisë, në krahun e pestë (pjesa e mbyllur), ka ardhur deri te një përleshje fizike mes personave të burgosur S.R. (26) dhe M.E. (32), të dy nga Shkupi. Rrahjes i ka parapri një zënkë verbale, transmeton Gazeta Lajm. Gjatë përleshjes, M.E. ka marrë lëndime të rënda trupore, që është konstatuar nga ana e
mjekut në Klinikën për Kirurgji Makislofaciale. Policia po ndërmerr masa për ndriçim të plotë të rastit.
Data 22.02.2025
Aktuale
- Marotta hap thesin, Inter pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro
- Menagjeri i Gjestit flet hapur për “kulaqin” e rradhës
- VLEN: Me LSDM dhe Venko Filipçe shëndetësia ishte në kolaps!
- Gjendet një kufomë ku po ndërtohet mega parku ”Idnina” në Shtip
- Nga nesër rritje e temperaturave dhe kushte për reshje lokale të shiut
- Nga nesër rritje e temperaturave dhe kushte për reshje lokale të shiut
- Ministria e Administratës: BDI-ja shpërndan dezinformata për Mexhitin, Inspektorati s’mund t’ua marrë kompetencat ministrave
- (VIDEO) Mickoski: Maqedonia e Veriut është aleate e besueshme e SHBA-së