Zv. Kryeministri Koco Angjushev thotë se kryeministri Zoran Zaev nuk i ka kërkuar falje SlagjanaTasevës për kërcënimet që Angjushev i ka drejtuar kësaj të fundit pak ditë më parë.
Ai thotë se Zaev nuk ka kërkuar falje në emër të tij dhe shton se nuk e kupton se përse Slagjana Taseva, kryetare e Transparency International- Maqedoni ka thënë diçka të tillë. Madje me këtë deklaratë demantohet edhe ministrin pa resor për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski, i cili gjithashtu tha se kryeministri Zaev, në emër të Koco Angjushevit, i ka kërkuar falje Slagjana Tasevës.
“Unë nuk dëgjova se kryeministri Zaev thotë se kërkon falje, atë zonja Taseva e thotë”- tha zv.kryeministri Angjushev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit se a ka biseduar me kryeministrin se përse është dashur ky i fundit të kërkojë falje në emër të Angjushevit.
Megjithatë ndryshe prej tij, zonja Taseva thotë për Almakos se kryeministri Zaev i ka kërkuar falje për kërcënimet që i janë drejtuar nga Koco Angjushev.
“ Po, kryeministi Zaev më kërkoi falje për atë situatë”- thotë Taseva.
Së kryeministri ka kërkuar falje, më datë 3 maj në ditën e Lirisë së Medias, e tha edhe ministri pa resor, Robert Popovski.
“ Epo kryeministri Zoran Zaev kërkoi falje, në emër të anëtarit të Qeverisë. A ka kjo ndonjë domethënie për ju?!”- than ë përgjigjen e tij ministri pa resor, Robert Popovski.
Kryetarja e Transparency International- Maqedoni, Slagjana Taseva, pak ditë më parë shkroi në faqen e saj zyrtare se është kërcënuar nga ZV. Kryeministri Koco Angjushev, duke thënë se kërcënime të tilla nuk kishte marrë as në Afganistan ku disa nga njerëzit në pushtet janë kryekomandantë.
Slagjana Taseva shkruan kështu në faqen e saj në Facebook:
“Angjushev kërcënoi: Do të shkoj në fund, unë do të padisë, ju e dini se kush jam unë, unë jam doktori më i ri i shkencës! E gjithë kjo me agresion, arrogancë, dhe me truprojen e tij pranë, në pritjen e ambasadorit britanik.
Unë nuk kam përjetuar një kërcënim dhe agresion të tillë në Afganistan, ku disa nga njerëzit në pushtet janë kryekomandantë. Ata që qëndruan pranë meje mbetën të tronditur! Kjo është qeveria që shkuam në rrugë
Natyrisht që çështja e Feni dhe monitorimi i falimentimit në zhvillim, shqetësoi shumë persona dhe më së shumti personin në fjalë. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të shohim atë që ishte më parë, domethënë, kush vidhte më herët dhe jo kush e bën tani.
Zotërinj, krimi dhe puna e falimentimit duhet të hetohen dhe provohen nga institucionet. Ne po monitorojmë se si po trajtohet sot çështja e falimentimit. Dhe ka një problem, falimentimi nuk po trajtohet si duhet .
Dhe kjo është arsyeja pse ka panik.”- shkruan Taseva në Faqen e saj në Facebook.
Për të hedhur dritë mbi këtë situatë kërkuam qëndrim edhe nga Qeveria, nga ku thanë se do të përgjigjen sapo të mbledhin informacionet e nevojshem, por deri në përfundimin e orarit të punës nuk patëm përgjigje konkrete .
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Almakos.com