Është ngritur një aktakuzë kundër ish kryetarit të Prilepit, Marjan Risteski për punën e pandërgjegjshme në shërbim gjatë zgjedhjes së drejtorit të Shtëpisë së Pleqve “Kiro Krsteski Platnik”, transmeton Almakos.
“Sipas aktakuzës, i dyshuari e ka kryer veprën në mënyrën që pas publikimit të vendimit nga ana e Bordit të drejtorëve të Shtëpisë së Pleqve “Kiro Krsteski Platnik” nga Prilepi dhe konkursit publik për drejtor të këtij institucioni ku si kusht është parapa përvoja e punës prej 4 viteve pas diplomimit, ka sjell vendim me të cilën për drejtor ka zgjedhur kandidaten në kohën kur ka pasur përvojë pune prej 2 viteve e 6 muaj pas diplomimit dhe nuk e ka plotësuar kushtin e veçantë të parapa në konkurs” , informuan nga Prokuroria Themelore Publike./Almakos/