Strategu mediatik Erik Barns nga SHBA-të, vlerëson se pasojat
e lajmeve të rrejshme do të kuptohen pas disa vitesh. Ai madje
shprehet pesimist se ligji i ri për mbrojtje të të dhënave që po
përgatit Bashkimi Evropian, do të ndihmojë në zgjidhjen e
problemit me lajmet e rrejshme. Sipas tij, lajmet e rrejshme po
marrin hov dita ditës edhe nëpër mediume më të mëdha, duke
rritur njëtrajtshëm edhe propoagandën dhe përçarjen e
elektorateve të partive. Strategu Burns këtë e tha në një
intervistë të dhënë për Radio Evropa e Lirë.
“Nuk mendoj se jemi në dijeni për pasojat e lajmeve të rrejshme.
Mendoj se secili njeri që e njohim në Ballkanin Perëndimor dhe
SHBA, ka nevojë për shpjegim të asaj që po ndodh në mbar
botën sot, ndërsa këtë dukuri nuk e kemi pasur para 5 vitesh.
Mendoj se në lidhje me lajmet e rrejshme mund të tërhiqet një
linjë e drejtpërdrejtë, nuk po flasim vetëm për Donald Trump
ose Bregzitin, por ndikimi i lajmeve të rrejshme mundëson
ndodhinë e gjërave të ndryshme që na shumë kohë më vonë
arrijmë t’i kuptojmë. Në 10 vitet e fundit kam parë se si disa
mediume konzervative të cilët janë të djathtë, hapur e
mbështesin këtë progapagandë dhe bëjnë ndarje të elektoratit –
tha Erik Burns, Strateg mediatik – SHBA/TV KOHA/