Në Maqedoni janë 25 institucione të arsimit të lartë, prej të cilave gjashtë janë
shtetërore, ndërsa të tjerat private. Numri i madh i universiteteve dhe vrapi i tyre
pas të rinjve për të studiuar në programet e tyre mësimore, ka ngritur shqetësime
mbi cilësinë e arsimit të lartë në vend.
Për dallim nga e kaluara, tani sipas të dhënave statistikore, i papërfillshëm është numri i atyre që regjistrohen e që nuk e mbarojnë fakultetin.
Përjashtime bëjnë ata që për arsye të ndryshme, të punësimit,
apo të largimit nga vendi nuk përfundojnë studimet.Për t’i tërhequr studentët,
shumë fakultete private ofrojnë lehtësi nga më të ndryshmet të dhënies së
provimeve, por kjo në anën tjetër, sipas njohësve të çështjeve të arsimit, ndikon në
uljen e cilësisë.
Kuvendi i Maqedonisë, të mërkurën, ka miratuar ndryshimet në
arsimin e lartë, me të cilat pos tjerash synon edhe ngritjen e cilësisë përmes
mekanizmave të ndryshëm kontrollues.Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata
Deskoska, thotë se në ligjin aktual janë konstatuar mangësi të shumta dhe se tani
përmes Agjencisë për kualitet në arsim, do të synohet zgjidhja e problemeve të
grumbulluara dhe largimi i politikës nga universitetet.“Në pjesën që ka të bëjë me
sigurimin e kualitetit në institucionet e arsimit të lartë, kemi paraparë themelimin e
agjencisë për kualitet në arsim, por edhe ndarjen e Këshillit për akreditim nga
Këshilli për evoluim. Pra, nga ai që akrediton, nuk mund të presim që të bëjë edhe
evoluimin, pasi ai që ka dhënë pajtueshmëri për ndonjë program të caktuar
mësimor nuk mund të presim që të jetë vetëkritikë nëse rast se konstatohen gabime
apo lëshime për programin mësimor të akredituar”.Sipas saj, me ndryshimet
ligjore, synojmë ngritjen e cilësisë në arsim, nxjerrjen e kuadrove që do të jetë të
gatshëm të përballem me tregun dhe kërkesat evropiane.
Gjendja e tanishme ka dëshmuar se ligji aktual ka pasur më shumë përkushtime deklarative se sa përcaktime funksionale. Kemi pasur raste të përzierjes së politikës në arsimin e
lartë, andaj qëllimi është që politika të mos ketë vend në universitete dhe se të
vendoset mekanizimi i përgjegjësisë për çdo lëshim në punë”, bën të ditur
Deskoska./TV KOHA/