Edhe pse kanë mbetur edhe pak ditë nga skadimi i mandatit të guvernatorit aktual të Bankës Popullore, Dimitar Bogov, akoma ka dilema se kush do të ulet në krye të këtij institucioni.
Derisa Qeveria ka propozuar emrin e Fatmir Besimit për guverantor të ri, presidenti i shtetit Gjorge Ivanov nga ana tjetër të hënën ka dërguar në Kuvend sërish emrin e guvernatorit aktual Dimitar Bogov.Lidhur me propozimin e Ivanov, zv. kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani në një pronocim për TVM2 është shprehur se propozimi i Ivanov është zgjidhje e imponuar.
“Ivanov duke imponuar zgjidhje, ka dërguar një propozim pa u konsultuar me partite të cilët do duhet ta votojnë ose jo atë dhe kjo e ka kufizuar debatin mbi këtë zgjidhje. Ideja e Kushtetutës që kryetari të propozoojë dhe parlamenti të votojë është me qëllim që ti nxisë në debat palët e ndryshme. Procesi normal do të ishte që presidenti të kontaktojë me lidierët e partive politike dhe të jepte propozimin e vet dhe të kërkonte mendimin prej partive politike në atë mënyre do të dilnim me një zgjidhje konsenzuale” – u shpreh Bujar Osmani nga BDI.
OSMANI:FATMIR BESIMI, KANDIDATI MË I PËRSHTATSHËM
Sipas Osmanit zgjidhja e duhur për ulësen e parë të Bankës Popullore, është Fatmir Besimi.
“Sigurisht në atë takim ne do të propozonim Fatmir Besimin jo pse është shqipar e jo pse është BDI, por për shkak se mendojmë se është njeriu më i përshtatëshëm. Ai është ekspert me mirnjohje të mëdha ndërkombëtare dhe vendore i cili më së miri do të mund tu përgjigjet obligimeve të Bankës Popullore” – deklaroi Bujar Osmani. Nga Aleanca për Shqiptarët vlerësojnë se opinionit i nevojiten më shumë informacione për procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për këtë post.
Zgjedhja apo rizgjedhja e guvernatorit të Bankës Popullore për një mandate të ri 7 vjeçar, duhet të marrë mbështetje nga të paktën 61 deputetë në Kuvend. /TVM2