Mediat kërkojnë mbrojtje, Qeveria zotohet për liri të mediave
Qeveria duhet ti përmirësojë angazhimet për lirinë e mediave, edhepse transparenca është në nivel më të lartë, me gjithatë funksionarë të caktuar qeveritar janë duke I bojkotuar mediat – ka theksuar Kryetari i SHGM-së Naser Selmani.
“Kjo ditë duhet të jetë një rikujtim për qeverinë për nevojën që ti respketojë angazhimet e saj për lirinë e mediave. Mediat duhet të shërbejnë për mbrojtje dhe zbatimin e vlerave demoratike dhe lirive të shoqërisë. Nuk ka mënyrë më të mirë për rregullimin e qeverisë nga mediat, ata më së miri mund të parandalojnë tiraninë e një pushteti.
Qeveria e Maqedonisë është zotuar se do të angazhohet që gazetarët të punojnë të lirë dhe të ndryshohet situate ekonomike e tyre. Përfaqësuesit e qeverisë në paraqitjet e tyre publike kanë thënë se qeveria nuk do të përzihet në punën e mediave.
Me rastin e shënimit të ditës Botërore të lirisë së medias, Sekretariati për Çështje Evropiane, në klubin e deputetëve organizoi brifing joformal dhe mëngjes me përfaqësues të mediave në kuadër të së cilit përmes bisedës së hapur dhe të sinqertë u diskutua për tema të ndryshme të interesit shoqëror. Çështjet lidhur me mediat dhe transparencën e procesit politik, pavarësia në informim, përgjegjësia e shtetit dhe institucioneve drejt publikut si dhe sfidat bashkëkohore si që janë lajmet e reshme dhe manipulimet, janë gjithnjë interesant për bisedë. /Art Channel/