Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, pas takimit me ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel, ka thënë se shpreson qe Maqedonia dhe Greqia do të arrijnë një zgjidhje të pranueshme të emrit që të mund Maqedonia të marrë ftesë për anëtarësim në
Aleancën Veriatlantike.
“E kam vizituar Shkupin ku edhe kam përsëritur se pas zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë, Maqedonia do të marrë ftesë, ashtu siç u nënvizua edhe në Samitin e Bukureshtit. Pas zgjidhjes së
suksesshme nga negociatat për emrin me Greqinë, do të mbyllet kjo çështje dhe do të vazhdojmë më tutje”,- theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.