Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se ishte shumë i zënë dhe se nuk ka mundur ta gëzojë zonjën e Parë, Melaninë, me dhuratën e ditëlindjes.
Zonja e Parë e SHBA-ve dje ka festuar ditëlindjen e saj të 48-të, shkruan Klan Kosova.
“Epo, më mirë të mos futemi tek kjo temë, sepse mua mund të më fusni në telashe”, tha Trump, gjatë një interviste telefonike për Fox & Friends.
“Një kartolinë të bukur dhe disa lule të bukura. Ju e dini, unë jam shumë i zënë që të vrapoj në kërkim të dhuratave, apo jo”?
Presidenti amerikan përshëndeti publikisht gruan e tij për organizimin e darkës shtetërore të kësaj jave duke nderuar Francën.
“Ajo bëri punë fantastike”, tha kreu i supërfuqisë botërore.