Gropa të mëdha, mbeturina të hedhura, baltë kur ka shi dhe të ngjashme është gjendja në të cilët gjenden një numër i madh i rrugëve me gjatësi më të shkurtër. Rrugë të tilla ka edhe në qendër të qytetit për shembull rruga “Dimo Gavrovski Kara” e cila shpien prej klinikës deri tek objekti i Komunës së Tetovës, në kompleksin e ndërtesave Çeshel menjëherë pas sheshi, rrugët prapa kompleksit Zjarrfikësit e vjetër deri tek rruga kryesore Iliria, ish Marshall Tito.
Kështu janë edhe rrugët në pjesën e vjetër të qytetit. Përfaqësuesit e Komunës thonë se punët ndërtimore nëpër rrugë i bëjnë sipas planit dhe prioriteteve. Ata rikujtojnë se po punohet në projekte më të mëdha, derisa rrugët më të vogla janë në plan pas një viti.
“Intensivisht u punua në rrugën Murat Baftjari e cila është me rëndësi të madhe për qytetin.. Është kompletuar dhe asfaltuar edhe ura e re në afërsi të policisë. Grupi punues i ka parasysh edhe rrugët e përmendura më të vogla për të cilat shpresojmë se do ti realizojmë pas disa muajve”, ka thënë Armend Fazliu, nga Komuna e Tetovës. /koha.mk/