Kryetari i Lëvizjes BESA në panelin e diskutimit ka folur në lidhje me raportin që Komisioni Europian e publikoi para disa ditëve. Gashi së pari shprehi kënaqësinë e tij dhe të ë Lëvizjes BESA, që ne si shtet morëm rekomandim për fillimin e negociatave për aderim në BE.
“Ashtu siç u deklaruam edhe për opinionin, këtë e shohim si kontribut të përbashkët gjithëshoqëror, pra meritë e të gjithë qytetarëve, ndërsa – përveç rolit të rëndësishëm që e ka luajtur qeveria dhe shumica parlamentare – i rëndësishëm ka qenë edhe roli i opozitës, në këtë rast edhe i Lëvizjes BESA, që – ndoshta për herë të parë në historinë e pluralizmit në vend – nuk ka pasur qasje nihiliste dhe refuzuese ndaj propozimeve të qeverisë dhe shumicës, por i ka mbështetur të gjitha propozimet që kanë ardhur në agjendën reformuese”, tha Gashi.
Për më tepër dëgjoni videon.