uke e konstatuar përcaktimin për përmbushjen e tërësishme të kritereve politike dhe ekonomike, si dhe aftësinë e marrjes së obligimeve nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, për shkak të Raportit të Komisioni Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2018, Komisioni për Çështje Evropiane dhe Komiteti i Përbashkët Parlamentar RM-BE, në Mbledhjen e mbajtur më 24 prill 2018 i miratuan konkluzionet në vijim:
KONKLUZIONE
Komisioni për Çështje Evropiane dhe Komiteti i Përbashkët Parlamentar RM-BE:
- E përshëndesin publikimin e Raportit të Komisionit Evropian për progresin e realizuar në vend në vitin 2018 dhe e përshëndesin rekomandimin e pastër (të pakushtëzuar) për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian;
2. E përshëndesin Strategjinë e KE-së nga muaji shkurt 2018 me të cilën Komisioni fuqishëm angazhohet për “Dyer të hapura të BE-së” dhe e njeh domosdoshmërinë e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor;
- Apelojnë deri te Këshilli i Bashkimit Evropian, në qershor të këtij viti, në Bruksel, të miratojë vendim pozitiv për Republikën e Maqedonisë për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, me qëllim që të inkurajohet vendi që të vazhdojë me reformat, me vënien e theksit më të madh në implementimin e tyre, që është me rëndësi esenciale për vazhdimin e procesit eurointegrues;
- E përshëndesin përkushtimin e Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që ta zmadhojë besimin ndërmjet komuniteteve për avancimin e implementimit të elementeve ligjvënëse të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila paraqet kornizë për ruajtjen e karakterit multietnik të shoqërisë, zbatimi i të cilit duhet të ndiqet në mënyrë transparente dhe inkluzive;
- E përshëndesin vlerësimin për rruajtjen e raporteve të mira fqinjësore të shtetit me vende të tjera aspiruese për anëtarësim në BE, si dhe hapa të vendosur për përmirësimin e raporteve të mira fqinjësore, përfshirë edhe me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes bilaterale me Bullgarinë.
- Pajtohen me sugjerimin se ” Problemi me emrin” duhet të zgjidhet si çështje urgjente, dhe në këtë drejtim i përshëndet përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për arritjen përfundimtare të zgjidhjes të pranueshme të përbashkët me Republikën e Greqisë, në lidhje me dallimet për emrin, sa është e mundur më parë, që të arrihet zgjidhje me kompromis dhe e drejtë për të dyja palët;
- Shprehin kënaqësi për vlerësimin se Republika e Maqedonisë ka frymën më reformuese në rajon, dhe në këtë drejtim me konstatimet në Raport, se Qeveria ka progres të mirë në realizimin e Prioriteteve Urgjente të Reformës nga viti 2016, në veçanti në fushën e sundimit të së drejtës, drejtësinë dhe të drejtat fondamentale, si parakusht për ndryshime pozitive demokratike, politike, ekonomike dhe sociale në vend
- E konfirmuan përcaktimin strategjik dhe konsensual për aderim në Bashkimin Evropian, me miratimin e Deklaratës për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integrative për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO, të cilën Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi në seancën e mbajtur më 25.12.2017;
- E përshëndesin pjesëmarrjen e opozitës në miratimin e ligjeve reformuese, dhe e theksojn rëndësinë e dialogut të qëndrueshëm konstruktiv politik dhe debatin në kuadër të Kuvendit.
- E përshëndesin pjesëmarrjen e rritur të shoqërisë civile, e cila vazhdoi të luante një rol konstruktiv në mbështetjen e proceseve demokratike, me mbështetjen e Qeverisë, e cila tregoi përkushtim në dialog dhe inkluzion;
- Sugjerime për nevojën për inkluzivitetin e të gjithë faktorëve socialë në krijimin dhe përcjelljen e integrimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, me qëllim që të arrihet një konsensus i gjerë nacional për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë;
- Konsiderojnë se Raporti pasqyron gjendjen reale në Republikën e Maqedonisë dhe se përmban analizë dhe vlerësim të detajuar të nivelit të përmbushjes së reformave politike dhe ekonomike, si dhe përshtatjet juridike, institucionale dhe administrative të nevojshme për ndërmarrjen e obligimeve për anëtarësim në BE, në përputhje me kriteret e Kopenhagës;
- Me përmbajtjen e këtyre konkluzave të njoftohen Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe e njëjta të publikohet në ueb faqen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë “.