Banorët e lagjes së margjinalizuar rome “Dupka” në Gostivar, realizuan një aksion për pastrimin e vendbanimi t të tyre, ndërsa në ndihmë u doli Komua e Gostivarit përmes Ndërmarrjes publike “Komunalec”.
Banorët lokalë i pastrojnë mbeturinat dhe i grumbullojnë në një vend, ndërsa Ndërmarrja publike bën bartjen e tyre, nivelimin e rrugës dhe pastrimin e kanalit për ujërat atmosferik.
Komuna e Gostivarit i mbështet dhe ndihmon të gjitha aksionet e banorëve të vendbanimeve të ndryshme në qytet dhe nëpër fshatra, si dhe inicio aksione të këtilla.
Ndryshe lagjja rome “Dupka” ekziston disa dekada, por ka qenë totalisht e margjinalizuar edhe nga pushteti lokal edhe nga ai qendror. Udhëheqësia aktuale e Komunës së Gostivarit, angazhohet që të krijojë kushte normale për të gjithë qytetarët që jetojnë në territorin e saj.