Një polic nga Shkupi është arrestuar dhe i është cajtuar masa e paraburgimit 30 ditor pasi në shtëpinë e tij është gjetur lëndë narkotike – marihuanë. Kundër tij është ngritur procedurë penale për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, prodhim të paautorizuar dhe lëshim për përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve.
Sipas informatave nga MPB, më 19 Prill gjatë kontrollit të shtëpisë së J.J. (40) nga Shkupi, janë gjetur 125 gramë marihuanë, si dhe fara të kanabisit. Njësiti për kontroll të brendshëm ka caktuar masë diciplinore ndaj J.J., dhe i njejti do të suspendohet nga punë deri në përfundim të procedurës hetimore.