Kabineti i kryetarit të Këshillit Evropian Donalld Tusk, konfirmoi se do të merr pjesë në samitin Bërdo-Brioni më 27 prill në Shkup.
Kryetari i Këshillit Evropian, Donalld Tusk shkon në turneun ballkanik mes 24 dhe 27 prillit, gjatë kësaj kohe ai do t’i vizitojë edhe Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, ndërsa do të përfundojë në Shkup në samitin Bërdo-Brioni më 27 prill.
Nikoqir i takimit të liderëve të shteteve – anëtare pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni do të jetë presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Qëllimi i procesit Bërdo-Brioni është që t’i bashkojë liderët e Ballkanit Perëndimor, si dhe ata të Sllovenisë dhe Kroacisë për, siç thuhet në kumtesë, të përforcohet dialogu politik dhe të rritet niveli i besimit për zgjidhjen e problemeve bilaterale dhe rajonale. Tusk do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev. Takimi me presidentin Gjorgje Ivanov nuk është në agjendën zyrtare. Qëllimi i këtij turneu është edhe të përgatitet samiti i ardhshëm për Ballkanin Perëndimor në Sofje më 17 maj.
“Bashkimi Evropian vazhdon të jetë partneri më i sigurt për tërë rajonin. Si investitor më i madh, donator më i madh, treg më i madh tregtar dhe betimi më i mirë për ardhmëri më të mirë të qytetarëve. Samiti jonë duhet ta konfirmojë perspektivën ekonomike të rajonit. Dhe, edhe më me rëndësi, duhet t’i përmirësojë në mënyrë konkrete lidhjet në dhe me rajonin”, deklaroi Donalld Tusk para Europarlamentit më 18 prill, shkruan në kumtesën e Këshillit Evropian.
Data 24.02.2025
Aktuale
- Asnjë informacion për programin “Shkupi Kryeqytet Evropian i Kulturës 2028”, nuk dihet as kush është në trupin koordinues
- Investimet e BEI-t shënuan një vlerë prej 693 milionë eurosh në Ballkanin Perëndimor në 2024
- Mori çelësat e makinës nga parkingu, shqiptari vodhi mjetet luksoze me vlerë 400 mijë euro! Pamjet e publikuara nga mediat greke
- Maqedonia është bashkësponsor i rezolutës amerikane në OKB për Ukrainën
- Mickoski paralajmëroi rekonstruksione të Spitalit Ushtarak “8 Shtatori” dhe aeroportit në Ohër, objekte me rëndësi jetike për qytetarët
- 48 vjeçari në Tetovë, kafshohet nga një qen endacak
- BDI: Korrupsioni në Ministrinë e Mjedisit thellohet – Çfarë roli ka shefi i kabinetit të Mexhitit?
- 72 vjeçarja nga një fshat i Gostivarit, është dhunuar psiqikisht dhe fizikisht nga djali i saj