Nga Qeveria, jo vetëm kryeministri Zoran Zaev, por dhe funksionare tjerë të lartë u shprehënentuziast për Raportin. Nga ana tjetër, ekspertë të çështjeve evropiane dhe analist politik theksojnë se Raporti ishte një vlerësim më shumë për klimën demokratike se sa një fotografim i gjendjes në terren. Sipas tyre, deri në nisjen e negociatave, Qeveria ka shumë probleme të hapura që duhet ti mbyll, si ato të karakterit politik, ashtu dhe ato ekonomik
Ndërrimi i pushtetit të ri, qasja e Qeveris së re për raporte të mira fqinjësore dhe nisja e reformave strukturore në miratimin në disa ligjeve me aminin e opozitës, duket që ishin shtytje për Raportin e progresit të Komisionit Evropian për ti dhënë një shans Maqedonisë që të ec më tutje drejt integrimit, shkruan gazeta KOHA. Nga Qeveria, jo vetëm kryeministri Zoran Zaev, por dhe funksionare të tjerë të lartë u panë entuziast për Raportin. Nga ana tjetër, ekspertë të çështjeve evropiane dhe analist politik theksojnë se Raporti ishte një vlerësim më shumë për klimën demokratike se sa një fotografim i gjendjes në terren. Sipas tyre, deri në nisjen e negociatave, Qeveria ka shumë probleme të hapura që duhet ti mbyllë, si ato të karakterit politik, ashtu dhe ato ekonomik.
“Njëra nga përfitimet më të rëndësishme nga ky rekomandim është se Raporti tregoi që Maqedonia iu kthye agjendës euro-atlantike, rrugës euro-integruese”, theksoi Osmani para fillimit të konferencës të analizës krahasuese- Raportet e Komisionit Evropian për Maqedoninë 2014-2018 nën organizimin e EUROTHINK – Qendra për strategji evropiane dhe Fondacionit shoqëri e hapur – Maqedoni (FSHHM). “Njëra nga përfitimet më të rëndësishme nga ky rekomandim është se Raporti tregoi që Maqedonia iu kthye a duke shtuar se kjo përshtypje mbështetet edhe deklaratave të eurokomisionerit Han, gjatë dorëzimit të Raportit, si dhe vizitës dhe fjalës së sotme të nënpresidentes Mogerini. Raporti i fundit tregoi se Republika e Maqedonisë me sukses adresoi prioritetet urgjente, që tregon se është tejkaluar kriza politike, ndërkaq vendi u rikthye rrjedhave normale demokratike”, theksoi Osmani, duke shtuar se është konstatuar edhe progres i konsiderueshëm në reforma, në veçanti në pjesën e krijimit të bazave, respektivisht kushtet për agjendë të qëndrueshme reformuese të vendit. Ai theksoi se një nga përfitimet kryesore është edhe progresi në cilësinë demokratike dhe politike, duke pasur parasysh se reformat implementohen me respektimin në përgjithësi të procedurave, në mënyrë gjithëpërfshirëse, me kyçje si të sektorit civil, opinionit të ekspertëve, ashtu edhe të opozitës. Nga ana tjetër, eksperti për çështje evropiane, Muhamer Pajaziti, mendon se Raporti i progresit i Komisionit Evropian në thelb nuk e paraqet realitetin në terren, duke llogaritur problemet ekonomike dhe ato politike si pengesë që Maqedonia të fitojë statusin e vendit kandidat për në BE.
“Raporti i progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përshkruan disa përparime në Maqedoni, por nuk paraqet realitetin në terren. E vërteta është se Maqedonia si shtet është pranë kolapsit dhe nuk është në gjendje për ti plotësuar kriteret e konvergjencës. Vendi ka probleme të mëdha me financat, borxhi i jashtëm vazhdon të rritet, GDP për kokë banorë është tepër ulët dhe nuk siguron një mirëqeni për shtetasit e Maqedonisë. Gjithashtu, probleme e jashtmet dhe të brendshme që kanë të bëjnë me shqiptarët, nuk janë zgjidhur. Maqedonia përballet edhe me një zhvillim jo harmonik, ku rajonet shqiptare janë shumë të varfra dhe pa investime, në krahasim me ato maqedonase”, thekson për KOHA, Pajaziti. Ai gjithashtu e vlerëson negativisht sistemin e jurisprudencës në Maqedoni, i cili nuk ka qenë i aftë për ti arrestuar një numër të madh të politikanëve të korruptuar dhe të zhytur në kriminalitet.
“Peshqit e mëdhenj, të cilët kanë zhvatur popullin duke vjedhur miliona e miliarda, vazhdojnë të bredhit të lirë, madje shpeshherë flasin edhe për parime e vlera demokratike. Disa reforma në fushën e jurisprudencës përmes planit të famshëm 3-6-9 vetëm sa kanë mundësuar ndërrimin e kapelës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët tani i shërbejnë pushtetit aktual”, mendon Muhamer Pajaziti.
Siç thotë ai, Komisioni edhe më herët ka dhënë mendim pozitiv për Maqedoninë, por se situata doli prej kontrolli në sistemin e përgjimeve dhe atë gjyqësor. Sipas Pajazitit, kabineti politik i Zaevit nuk jep shumë shpresë për të ardhmen që vendi të merr vizën e sigurt për në BE.
Edhe analisti politik, Petar Arsovski, thotë se mesazhi pozitiv i Komisionit Evropian ishte për qasjen e re të pushtetit, por rruga deri tek nisja e negociatave, sipas tij, nënkupton ndërmarrjen e hapave serioz për reforma të thella, luftë kundër korrupsionit dhe dialogun politik mes faktorëve e politik përfshirë dhe partitë shqiptare. “Raporti ishte pozitiv më shumë për panoramën e re të qeverisjes që dallon nga ajo që ishte më herët. Pra, ishte një stimul për të dalë në ringun e luftës, ndërsa të shohim se a do të fitohet. Duhet shumë punë deri tek nisja e negociatave, BE duhet të na shohë se vërtetë po e luftojmë korrupsionin, se vërtetë nuk kemi problem të hapura mes vete, siç është Ligji për gjuhën shqipe, se po pastrojmë gjykatat nga të korruptuarit dhe nepotizmi, se po heqim monopolin në media… Pra BE do të na fotografojë prapë e për të dalë fotografia e pastër, Qeveria duhet të hedh hapa shumë serioz deri në fundvit, sidomos luftës ndaj krimit dhe korrupsionit”, thekson për KOHA, Arsosvki. Ai përmend mbylljen e Ligjit për shqipen si njëri ndër problemet e hapura mes etnive në vend e që duhet mbyllur para së të nisin negociatat. “Asgjë s’kemi bërë, vetëm kemi ndërruar pushtet. Nga tre kriteret, p.sh ai politik – kemi ende probleme të hapura me Ligjin për gjuhët që duhet mbyllur e çudi nuk e di pse po vonohet. Vetëm në kriterit acuas,pra atë ligjor – kemi përparime po edhe më herët kemi sjell ligje të mira, por sjellja politike i ka rrënuar ato. Uroj të mos përsëritet më”, thotë Arsovski. (koha.mk)