Maqedonia duhet të thellohet në reformat që ka nisur, duke treguar kujdes të veçantë jo vetëm në sjelljen e ligjeve , por edhe në zbatimine tyre, sepse Unioni Europian vlerësimin e bën në bazë të hapave konkret, ishte një nga porositë thelbësore që dha sot përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini, në fjalimin e saj në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë.
“Së pari bëhet fjalë për zbatimin e reformave që keni filluar dhe kjo është mënyra sipas të cilës në i japim meritat, bazuar në rezultate konkrete për qytetarët. Ka dy fjalë magjike në raportin që prezantuam këtë javë në Strasburg, “mirëmbajte” dhe “ thellim” , në reformat që keni filluar. Kjo do të thotë se veprimet po realizohen në mënyrën e duhur vazhdoni dhe mirëmbajini reformat, jo vetëm përmes sjelljes së ligjeve, por edhe përmes zbatimit të të nejtave”- porositi përfaqësuesja e lartë e BE.
Maqedonia është kthyer në rrugën e duhur, tha diplomatja europiane, por kur përfundohet një nivel i lojës, gjindesh para nivelit tjetër me sfida edhe më të medha, për përballimin e të cilave është e patjetërsueshme pasja e përgjegjësisë, pragmatizmit, visionit për të ardhmen dhe kurajos. Mogerini shtoi se Maqedonia ka bërë një hap në një rrugë të gjatë, në të cilën e pret shumë punë.
“Në qershor do të mbahet Këshilli i Unionit Europian, do të duhet edhe atje të sillen vendime. Pra porosia ime është kjo “ Vitin e fundit keni punuar shumë, ne kemi punuar shumë, hajde të vazhdojmë të punojmë në mënyrë që të gjithë të jemi bashkë në një vend më të mirë. Verifikojeni çdo suskses që do të arrini edhe në këtë shtëpi, legjislativin, reformat në hapa konkret, rezultate konkrete për qytetarët tuaj, ky është thelbi”- vazhdoi fjalimin e saj para deputetëve të Maqedonisë, përfaqesuesja Federika Mogerini.
Mogerini përshëndetit kthimin e opozitës në institucionin ligjvënës dhe kërkoi prej saj që të sillet në mënyrë konstruktive, duke shtuar se është përgjegjësi si e opozitës ashtu edhe e Qeverisë që te kujdesen për të ardhmen e qytetarëve dhe përfshirjen e vendit në Unionin Europian.
“Qeveria ka përgjegjësi që të krijojë hapësirë për pjesmarrje dhe përfshirje të plotë të opozitës, ndërsa opozita ka përgjegjësi që të përfshihet dhe të sillët në mënyrë konstruktive. Nuk ka rrezik që të humbni diçka në vend, ajo që mund të humbni është kapaciteti për të arritur rezultate të përbashkëta tuajat dhe të qytetarëve”- tha Mogerini.
Mogerini vlerësoi si shumë pozitiv kontributin e vendit për ndërtimin e mirë të marrëdhenieve bilaterale dhe për fundi përfaqësuesja e lartë e BE-së, tha se tani është koha për të vrapuar krah për krah me fqinjët dhe se këshu do të arrihet shumë më larg.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Almakos.com