F.D. 31 vjeçare nga Struga meriton epitetin heroinë. Ajo nuk ka pritur zjarrëfikësat, por është futur në flakë për të shpëtuar nënëloken 69 vjeçare, e cila po digjej brenda shtëpisë së kapluar nga zjarri. Edhe pse me djegie të rënda, F.D. ka arritura ta shpëtojë 62 vjeçaren L.D., e cila për shkak të lëndimeve është transferuar në Shkup, shkruan Gazeta Lajm. “Të mërkurën (18.04.2018) rreth orës 11 e 30 minuta në Stacionin policor në Strugë është denoncuar se në rrugën “Boro Shain”, në shtëpinë pronë e S.D. (69) ka shpërthyer zjarr në njërën prej dhomave, brenda të cilës ka qenë l.D. (62), me ç’rast ka marrë lëndime të rënda (djegie). Ajo është transferuar në Qendrën mjekësore në Strugë prej ku për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza në Shkup. Gjatë shpëtimit të L.D. nga dhoma ku ka qenë, lëndime trupore ka marrë F.D. (31) e cila është transferuar dhe është ndalur për shërim në Spitalin e Strugës. Zjarri është fikur nga një ekip i Njësitit të zjarrfikësve në Strugë. Janë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe po punohet për ndriçim të plotë të rastit”, njoftoi MPB.
Data 24.02.2025
Aktuale
- Dyshimet për njehsorët e rrymës eklektrike! “Njehsorët që hyjnë në shtet janë të saktë por nevojitet konkurrencë”
- Vdekja e 3 vjeçarit në Shkodër, e motra në gjendje kritike në QSUT! Burime nga spitali: Dyshohet për helmim nga ilaçi kundër minjve! Prindërit kishin spërkatur magazinën me lëndën toksike dhe…
- Tragjedia në Shkodër, Policia: Të miturit u dërguan në spital me shenja të virozës! Një ditë më ndërron jetë 3 vjeçari, ndërsa e motra ndodhet në gjendje kritike në QSUT
- “E Majta” kërkon shfuqizimin e deklaratave dygjuhësor të ambalazheve, kuvendi hedh poshtë propozimin
- (VIDEO) Mickoski: Kam besim të plotë te Mexhiti
- MMJPH: Reagimet e LSDM-së dhe BDI-së vijnë në kohën kur po zbulojmë skandale të shumta nga qeverisja e kaluar
- (VIDEO) Taravari: Në “8 shtatori” do të rinovohen 7 salla kirurgjike
- Klotilda Bushka del nga SPAK-u! Socialistja nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, dyshohet se kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës