https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2134223469951827/
Një grup qytetarësh të organizuar nga Iniciativa Qytetare “Drejtësi për Almirin”, sot protestuan për drejtësi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në momentin kur përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federika Mogerini duhej të mbaj fjalim para deputetëve.
Sipas organizatorit Visar Vishka tha se qëllimi i protestës është që tu tregohet përfaqësuesve të Lartë, se drejtësia ka vdekur në Maqedoni.
“Erdhëm ta pyesim Mogerinin edhe Hanin dhe Unionin Evropian a është kjo drejtësia me të cilën mburret Evropa, a është kjo drejtësi që duhet të merr nota pozitive nga KE edhe pse ne e dimë se që mundohen ta shesin si kristal të pastër edhe pse kishte në Raportin e tyre se në gjyqësi ka shumë punë për t’u bërë. Ne jemi këtu për të treguar se si qytetarë të Maqedonisë nuk jemi aspak të kënaqur dhe jo që nuk është bërë asnjë lëvizje para, por është bërë lëvizje prapa”, deklaroi Vishka.
Ai gjithashtu shtoi se Qeveria vazhdon të bëj reforma me njerëz që e thyejnë ligjin, në këtë rast kryeprokurori Jovevski. Vishka theksoi se nuk do të ndalen deri sa ta fitojnë gjyqësin./Almakos
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2134223469951827/