Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka mbajtur konferencë për gazetarë, pas takimeve që deputetët kanë pasur me eurokomesarin Johanes Han.
“E përgëzova komisarin Han dhe shfaqa kënqësinë tonë që Lëvizja BESA, edhe pse parti opozitare, me veprimet e saja në Kuvend ka ndihmuar për procesin e suksesshëm të marrjes së rekomandimit të pastër të pakushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, ka deklaruar Gashi. /SHENJA/