Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i pyetur sot në lidhje me arrestimin e Fejzi Azirit, i akuzuar në rastin “Monstra” tha se arrestimi nuk është bërë vonë, por në kohën kur është kërkuar.
“Në lidhje me arrestimin, kjo nuk ka qenë aspak vonë. Në momentin kur është gjetur personi është siguruar me roje në Klinikën për Pulmologji. Ne në të njëjtin moment nuk mund t’i informojmë të gjitha mediat, më pas i njoftuam mediat, dhe kemi njoftuar burgun që ka lëshuar fletarrest, gjegjësisht kërkesë për arrestimin e tij. Kështu që në këtë pjesë rasti është zbardhur tërësisht”, ka thënë ministri Spasovski, raporton SHENJA.
Në lidhje me dy personat që janë të akuzuar në rastin “Monstra”, Spasovski ka thënë se kanë informacione si për ta, por edhe për të arratisurit në raste tjera, por se nuk mund t’i ndajnë ato informacione me opinionin.
“Në lidhje me personat që janë në arrati edhe në këtë rast dhe në tjerat kemi informacione të caktuara por të cilat nuk mund t’i shpërndajmë në opinion,kështu që ata persona po I kërkojmë. Shërbimet në MPB të cilët merren me këto raste po i analizojnë,bëjnë kontrolle dhe në momentin që do të sigurojmë të dhënë relevante atëherë mund të realizojmë aksion”, ka shtuar Spasovski. /SHENJA/
Data 24.02.2025
Aktuale
- Të shtëna me armë zjarri në Laç, dyshohet për viktima!
- Pak ditë para Ramazanit, Lori Hoxha me dhuratë të shenjtë
- Shpallet në kërkim administratori i “BanaKing”, Trifon Murataj! Uniformat blu zbulojnë ngjarjen e rëndë
- Kallëzim penal ndaj shtatë të punësuarve në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë
- Dyshimet për njehsorët e rrymës eklektrike! “Njehsorët që hyjnë në shtet janë të saktë por nevojitet konkurrencë”
- Vdekja e 3 vjeçarit në Shkodër, e motra në gjendje kritike në QSUT! Burime nga spitali: Dyshohet për helmim nga ilaçi kundër minjve! Prindërit kishin spërkatur magazinën me lëndën toksike dhe…
- Tragjedia në Shkodër, Policia: Të miturit u dërguan në spital me shenja të virozës! Një ditë më ndërron jetë 3 vjeçari, ndërsa e motra ndodhet në gjendje kritike në QSUT
- “E Majta” kërkon shfuqizimin e deklaratave dygjuhësor të ambalazheve, kuvendi hedh poshtë propozimin