Katër zyra të djegura. Zjarri i djeshëm në Ministrin e Drejtësisë e ka kapluar edhe njërën prej hapësirave më të rëndësishme. Prej atje thuan se e dinë se janë djegur dokumente në arkivin e Sektorit për ndihmë juridike ndërkombëtare, transmeton Almakos.
Në atë arkiv me siguri është vendosur edhe dokumentacioni i plotë, dhe shënimet me Greqinë për ekstradimin e refugjatëve dhe ish agjentëve të fshehtë Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, të akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike për përgjim dhe prishjen e mjeteve të përgjimit.
“Njëra prej zyrave të djegura është edhe Sektori për ndihmë juridike ndërkombëtare, së bashku me një pjesë të arkivit. Nuk e dimë se sa materiale janë shkatërruar e as sa dokumente. Në këto hapësira punojnë dhe ruhen edhe lëndë ekstradicione. Për fat edhe të shkatërrohen dokumente të shkruara ata në mënyrë shtesë ruhen në formë elektronike në sistemin kompjuterik të ministrisë”, thuan nga ministria./Almakos/