Ministri i Financave Dragan Tevdovski në shënimin e Ditës së Doganës paralajmëroi uljen e dënimeve për shkeljet doganore. Ndryshimet ligjore janë përgatitur dhe do t’i propozohen Qeverisë.
“Janë përgatitur edhe ndryshimet për relaksimin e politikës ndëshkuese dhe në bashkërenditje me Drejtorinë doganore është bërë analizë gjithëpërfshirëse e politikës ndëshkuese dhe janë përpiluar propozime për uljen e dënimeve, përkatësisht për shqiptimin e tyre në përputhje me peshën e shkeljes së kryer” – deklaroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski. /albeu.com/