Mitko Cavkov ngel në paraburgim, vërtetoi sot Gjykata e Apelit në Shkup pas seancës së djeshme publike ku është shqyrtuar ankesa e tij për paraburgimin, transmeton Almakos.
Deri te gjykata është dërguar edhe një garanci për pronën, por prej atje sqaruan se propozimi për garancionin është hedhur poshtë pasi që ka munguar dokumentacioni i nevojshëm, gjegjësisht listat pronësore.
Për patundshmëritë që janë ofruar nuk ka pasur dokument se cila pronësi është, sqarohen nga gjykata më e lartë, prej ku thuan se në çdo moment kur mbrojtja do ta kompletoje dokumentacionin mund që të dërgohet deri te Gjykata Penale.
Cavkov është lëshuar në paraburgim shtëpiak me vendim të Gjykatës së Lartë, por një ditë më vonë është kthyer në Shutkë me vendimin e Gjykatës Penale pas aktakuzës për 27 prillin./Almakos/