Gjykata e Lartë Administrative ende nuk e ka marrë në shqyrtim lëndën për dhënien me koncesion të deponisë Drislla në Shkup, sepse Gjykata Themelore Administrative ende nuk e ka dorëzuar atë. Kryetari i kësaj gjykate, Burim Sejdini, thotë se lënda do t’i dorëzohet Gjykatës së Lartë Administrative kur qyteti i Shkupit do ta dorëzoj dokumentacionin e kompletuar. Sejdini pret që brenda dy javëve Qyteti i Shkupit të dorëzojë dokumentet e kërkuara.
“Meqenëse përsëri ka ankesa, ne tani nga palët i kemi kërkuar dokumentacionet edhe ashtu siç jam unë i informuar, ankesat i janë lëshuar palëve të përfshira dhe mungon një pjesë e dokumentacionit nga Qyteti i Shkupit”, deklaroi Sejdini për Almakos.
Sejdini tha se pa u kompletuar dokumentacioni, lënda për Drisllën nuk do të mund të rishikohet nga Gjykata e lartë Administrative.
Zëdhënësi i qytetit Valon Salihu, është i befasuar nga deklaratat e Sejdinit dhe për herë të parë dëgjon se dokumentacioni i dorëzuar për Drisllën të ketë pasur mungesa.
“Nuk na ka ardhur ndonjë njoftim nga gjykata se kemi mungesë dokumentacioni, për ata dokumente që i kemi dërguar ne”, tha shkurt Salihu duke u përgjigjur në pyetjen e Almakos se kur pritet të kompletojnë lëndën.
Javën e kaluar, Krye-bashkiaku i Shkupit Petre Shilegov në emisionin “ Pa Teklif” kërkoi nga gjykate lartë administrative të prononcohet për ankesën kompanisë italiane Ambiente, e cila mori me koncesion menaxhimin e deponisë. Kompania gjermane Shols, atëherë e kishte kontestuar tenderin dhe kishte vendosur drejtësinë ta kërkojë në gjyq.
Shilegov ankohet se prolongimi i vendimit nga gjykatat pengon procesin e modernizimit të Drisllës dhe ndikoj negativisht në higjienën publike të qytetit.
Mevludin Imeri
Almakos.com