Sot Gjykata Themelore e Kumanovës do të jep fjalën përfundimtare për vrasjen e katërvjeçarit nga Kumanova Almir Aliu. Siç informojnë nga Gjykata e Kumanovës dënimin për vrasësin e Almirit pritet që ta shqiptoj gjykatësja Suzana Kusigerska.
Boban Iliq i cili paraprakisht ishte i akuzuar për ‘’vrasje me paramendim’’, pas vendimit për rikualifikim ai akuzohet për vepër ‘’aksident trafiku me pasojë vdekje’’.
Iliq akuzohet se më 25 qershor të vitit të kaluar pas një zënke me babain e fëmijës me veturën e tij e ka goditur për vdekje katërvjeçarin Almir Aliu. Në këtë lëndë për vepër penale dhunë ngarkohen Sedat Aliu babai i fëmijës, Samir Demiri dhe Abdulla Aliu./Almakos