Ky qytetarë është edhe një viktimë e gjykatave joprofesionale dhe të korruptuara në Maqedoni. Pa asnjë provë materiale dhe dëshmi verbale është dënuar me tetë vjetë e gjysmë burgim për kinse tregëtimin e narkotikëve.
Quhet Ismail Isufi banorë i fshatit Zhelinë të Tetovës, baba i tre fëmijëve dhe pronarë i një burektore dhe një puntorie për prodhimin e dritareve të plastikës. Nga viti 2014 shteti, pa pikë faji i ka rënë në qafë duke i’a shëndruar jetën në ferrë të vërtet.
Në aktpadinë e prokurorisë nuk sqaronhen elementet kryesore të veprës, ku, kur dhe si e ka kryer vepra penale. Kanë mjaftuar vetëm dy biseda të përgjuara telefoni, të cilat nuk dëshmojnë asgjë.
Faji i vetëm i Ismailit është se në vitin 2014 në burektorën e tij është vizituar nga një person, të cilin e ka njohur gjatë kohë. Më vonë është kuptuar ky person ka qenë drejtues i një rrjeti dilerësh marihuane. Qëllimi i vizitës ka qenë që Ismaili personit t’i sigurojë alibi sepse në ndërkohë policia ka arrestuar nipin e tij. Por Ismaili ka refuzuar kërkesën e tij dhe e ka lutur të mos i krijojë telashe.
“Unë kam qenë duke punuar në shitoren time. Nuk shkoi kohë e gjatë më 17 më ka thirrë një shok në telefon më ka pyetur Ku je? I kam thënë jam në punë më ka pyetur, a mund të takohemi, i kam thënë po mund të vish te unë. Ai erdhi te unë në punë dhe më uroi për lokalin. Më datë 18 ka ardhë përsëri, më ka thënë nëse të kërkon policia thuaj që kam qenë te ti. Unë e kundërshova i thash, pse unë, ke persona tjerë në shitore, që mund të bëhen dëshmitar, ai dëshiroi që unë t’i bëhem si dëshmitar”, rrëfen Isufi.
Të njejtën ditë, Isufi ndalohet nga policia në pikën kufitare me Kosovën dhe më pas është dërgua në një stacion policie në Shkup, ku i është komunikuar se është i dyshuar për kontrabandë me narkotikë.
“Prokuroria në fillim më pyeti nëse i njoh personat që ata i kishin arrestuar për këtë rast. Unë u përgjigja se nuk e njoh asnjë prej tyre, përveç njërit, ai që më kishte vizituar në lokalin tim. Edhe personat e arrestuar kishin deklaruar se nuk më njohin mua. Me ata jemi njoftuar në burg dhe atëherë kam kuptuar se jemi të dënuar për të njejtin rast”, sqaron Isufi.
Duke qenë se prokuroria nuk ka pasur asnjë dëshmi kundër Ismailit, gjatë periudhës së hetimit, ka ushtruar presion psikik. Bile edhe është shatnazhuar se nëse pranon fajin, do të dënohet me dënim më të butë.
“Në fillim ka qenë propozim i prokurores për të shqiptuar dënim 2 deri në 4 vite burgim. Kërkova një provë që unë kam bërë diçka. U thash do ta pranoj fajin nëse ka dëshmi. Më mirë t’i pranoj 3 vite burgim se sa 8 vjet e gjysëm. Nuk kam pranuar fajin. 21 muaj isha në paraburgim, mbas 21 muajsh më shqiptuan dënim prej 8 vjet e gjysëm”, thotë ai.
Ai para gjykatës ka dëshmuar se vjenë nga familje e ndershme dhe policia e di se ai kurrë nuk është marrë me punë të dyshimta.
“Të gjithë në Zhelinë më njohin si person familjar dhe e dinë që punojmë në Evropë me lokale me gastronomi. Unë nuk jam kriminel dhe as nuk kam menduar ndonjëher të punoj atë punë, unë jam njeri i rritut dhe kam tre fëmijë të mitur”, rrëfen Ismaili.
Rasti i këtij hallexhiu tani është në duartë e Gjykatës supreme, i cili duhet në mënyrë profesionale të korigjojë këtë padrejtësi ndaj këtij qytetari të pafajshëm, i cili në mënyrë tendencioze është përfshi në një rrjetë dilerësh, ku nuk e ka vendin.
Përgaditi: Naser Selamni, Arbnora Memeti
Montazha: Evi Shkopi
Kamera: Dejan Nedelkovski