Metodologji plotësisht të re të regjistrimit të ardhshëm të popullsisë propozon drejtori i ri i Entit të statistikave, Apostoll Simovski. Duke shprehur qëndrim personal, Simovski vlerëson se përkatësia etnike më nuk është e rëndësishme, por për shkak të rrethanave në Maqedoni, duhet të bëhet regjistrim se çfarë gjuhe flitet në familje, për shkak të 20 përqindëshit që e parasheh kushtetuta dhe ligjet si kusht për përdorim të gjuhe tjetër përveç maqedonishtes, transmeton Gazeta Lajm. Regjistrimi i ardhshëm në Maqedoni planifikohet pas 2 viteve, sepse regjistrimi i fundit në Maqedoni dështoi në vitin 2011. Prokuroria Speciale ka haput hetime ndaj kryetarit të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski për shkak të dyshimeve se kanë ndikuar të nderpritet regjistrimi për shkaqe politike.
Data 25.02.2025
Aktuale
- DAP: Sot është afati i fundit për paraqitjen e tatimit nga kompanitë
- Misteri i vdekjes së Leo Sadikut/ Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit, pritet t’i nënshtrohet autopsisë! Familja akuzon mjekët
- Transformimi i punës: A po zëvendëson inteligjenca artificiale punëtorët?
- Kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Skenderaj
- Raportuesi i Parlamentit Evropian Tomas Vajc takime në Kuvendin e Maqedonisë
- LSDM-ja do t’i dorëzojë dokumente kryeministrit Mickoski për punën e Mexhitit
- Në Maqedoni rreth 4000 njerëz vdesin çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur
- Pronari nga Tetova, për 10 vjet ka shmangur tatimet – Policia Financiare ka ngritur padi penale