Afati për nënshkrimin e dekretit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga presidenti Ivanov, skadoi dje, mirëpo Kuvendi ende nuk e ka dërguar ligjin për publikim në Gazetën Zyrtare.
VMRO-DPMNE-ja opozitare së fundmi doli me qëndrim se nëse ligji publikohet në Gazetën Zyrtare, pa nënshkrimin e presidentit, do të ngrejnë padi penale ndaj drejtorit të kësaj gazetë për “ keqpërdorim të pozitës zyrtare”.
Drejtori i Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski, tha për Almakos se deri tek ai nuk ka mbërritur një ligj i tillë dhe se sa i takon qëndrimit të VMRO-së nuk dëshiron të komentojë, sepse siç tha, punë e tij e realizon në përputhje më ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë.
“ Deri tek në si Gazetë Zyrtare nuk ka mbërritur asgjë. Unë nuk e di se si do të tejkalohen këto paqartësi rreth kushtetutës. Nuk dua të komentoj qëndrimin e VMRO-së. Të shohim se si do të rrjedhin punët, të mos flasim në mënyrë hipotetike”- tha Martin Kostovski, Drejtori i Gazetës Zyrtare.
Ashtu si edhe dy ditë më parë, tentuam të kontaktojmë më shërbimet e Kuvendit për tu informuar se përse nuk është dërguar ligji për publikim deri në Gazetën Zyrtare dhe kur planifikojnë të ndërmarrin një hap të tillë, mirëpo edhe gjatë ditës së sotme nga ana tjetër e telefonit nuk u përgjigj askush.
Nga momenti i votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve presidenti Ivanov kishte në dispozicion 8 ditë për të dekretuar të njëjtin, afat cili përfundoi dje.
Sipas ekspertëve dhe kryeparlamentarit Xhaferi, ligji mund të publikohet edhe pa firmën e presidentit, mirëpo duke vepruar kështu Ivanov shkel Kushtetutën e Maqedonisë, konkretisht nenin 75. Sipas kryeparlamentarit Xhaferi, afati formal skadoi dhe tani ai do të veproje në baz të ingeremcave që ka.
Neni 75 i kushtetutës është shumë i qartë, nëse kryetari nuk e dekreton ligjin, Kuvendi sërish e shqyrton ligjin dhe në qoftë se miratohet me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, ai është i obliguar ta dekretojë ligjin.
Plotësisht ndryshe mendojnë nga partia maqedonase VMRO-DPMNE, për të cilët, publikimi i ligjit pa firmën e presidentit është shkelje e Kushtetutës.
Me publikimin në Gazetën Zyrtare, ligji për përdorimin e gjuhëve hyn në fuqi. Kjo do t’i hapte rrugë dërgimit të të njëjtit në Komisionin e Venecias, por edhe parashtrimin e ankesës nga ana e VMRO, nëse marrin vendim të tillë, deri në Gjykatën Kushtetuese, ku duhet të vlerësohet kushtetushmëria e ligjit në fjalë.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com