Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e 8-të dje i miratoi vendimet me të cilat jepet leje për planin për punësim të Qytetit të Shkupit për vitin 2018 dhe 2019. Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, tha se këtë vit do të pranohen 50 zjarrfikës. “Struktura e moshës së brigadës zjarrfikëse në Qytetin e Shkupit është e keqe dhe plotësimi i kuadrove nuk është
bërë me vite. Plani është që gjatë këtij viti të bëhet trajnim dhe të pranohen 50 zjarrfikës të rinj, të cilët do ta përmbushin mungesën e 23 personave dhe nga largimi në pension të 27 zjarrfikësve gjatë këtij viti”, deklaroi Shilegov. Ai theksoi se po punohet intensivisht edhe në sistematizimin e vendeve të punës në Qytetin e Shkupit dhe duhet të përfundojë deri më 31 mars. Ligji për zjarrfikës parashikon kuotë prej 384 zjarrfikësve, ndërsa momentalisht janë punësuar 217 persona. Këshilltari Sadat Ramadani nga Besa e përshëndeti propozimin dhe theksoi se me realizimin deri në vitin 2018 do të rritet përfaqësimi i shqiptarëve në administratën e Qytetit të Shkupit nga shtatë përqindëshi i deritanishëm. Këshilltarja Dragana Velkovska nga E majta, kërkoi që të bëhet sistematizim i punësimeve në Qytetin e Shkupit dhe të shfrytëzohen në marrëveshje me ministritë e Shoqërisë Informatike dhe të Punës dhe Politikës Sociale, të punësuarit të cilët nuk gjenden në vendet e tyre të punës ose nuk kanë detyra pune, e marrin paga.
Data 25.02.2025
Aktuale
- Abuzime me tenderat dhe korrupsion, SPAK del me njoftim zyrtar për masat e pedagogëve të Universitetit Bujqësor
- Edhe krahas rasteve gjyqësore, Merko mbetet në postin e kryetarit
- Kaloi në Qeveri propozimi për shkarkimin e Kocevskit: Ai bëri gabime të mëdha profesionale
- Imeri: Mos u merrni me Izet Mexhitin, ai po punon me modelin me të cilin punonte edhe Kaja Shukova
- Si ua dha fëmijëve lajmin e humbjes së babait të tyre? Edlira Çepani: Ishte një nga momentet më të vështira në jetë
- Lille i kërkon 40 milionë euro për Zhegrovën
- Vrau me pushke dhe groposi Kejsi Hysën, gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për Agron Tufën!
- Pas një ndalimi pesëmujor, Indonezia lejon shitjet e iPhone 16