Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Trajektorja” në të cilën të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruveski, ish-zëvendëskryeministri Vladimir Pesheveski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë të Rrugëve Shtetërore, Lupço Georgievski.
Katër personat akuzohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime, me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet.
Me këtë, sipas aktakuzës së PSP-së, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit prej të paktën 155 milionë euro dhe për të njëjtën vlerë, kompanisë realizuese i kanë mundësuar të përfitojë dobi pronësore.
Seancën e kaluar të gjithë të akuzuarit e këtij rasti thanë se nuk ndjehen fajtorë për akuzat e PSP-së.