Katër agjentë maqedonas të Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim (DSK) në mënyrë mizore e kanë rrahur Ramadan Bajramin nga Sopoti me qëllim që ta detyrojnë të nënshkruajë dokumentin se gjoja bashkëfshatarët e tij e kanë vendosur minën nga e cila eksplodoi vetura e ushtarëve polakë të NATO-s, transmeton Gazeta Lajm.
Ky krim i agjentëve maqedonas është kryer në një bazë sekrete të policisë maqedonase në Bansko afër Strumicës. Përveç që e kanë rrahur në mënyrë mizore, agjentët maqedonas e kanë djegur në trup Ramadan bajramin, me qëllim që ta detyrojnë të pranojë atë që i është nevojitur policisë.
Më pas dëshmia e Ramadan Bajramit është shfrytëzuar për dënim të 11 banorëve të Sopotit me dënime drakonike.
Ky informacion është paraqitur edhe në disa portale maqedonase, mirëpo menjëherë është larguar.
Pas 15 viteve, Prokuroria Speciale Publike sot i liroi nga akuza të dënuarit e Sopotit për shkak të mungesës së dëshmive.
Ky rast tregon se me ardhjen e BDI-së në pushtet, mizoritë e UDB-së famëkeqe jugosllave janë rikthyer ndaj shqiptarëve të Maqedonisë dhe se askush nuk ka mundur t’i mbrojë ata nga rastet e montuara.