Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për Netpress ka theksuar se kemi një shtet ku rrënimi është aktualiteti kryesor, transmeton Zhurnal. Ai shprehet se Qeveria nuk ka ndërtuar asgjë të re.
“Problemi kryesor është që ata nuk bëjnë asgjë. Nuk punojnë. Fotografia për Maqedoninë nuk është e mirë sikurse shihet nga kolltuqet komode të ndërtesës “Ilindenska”, por fotografia e vërtetë shihet në terren, mes qytetarëve që jetojnë përditshmërinë”, thotë Mickoski.
Ai mes tjerash thotë se e vetmja zgjidhje për Maqedoninë që të ketë ndonjë ditë të mirë, është ikja e kësaj Qeverie që përçdo ditë po e rrënon shtetin.