Për organizimin e protestave në të cilat shpërndahet gjuhë e urrejtjes, ofendohen shqiptarët dhe kërcënohen edhe deputetët e LSDM-së, kryeministri Zoran Zaev ka akuzuar VMRO-DPMNE-në. Ai tha se vetë anëtarët e VMRO-DPMNE-së kanë dërguar përmbajtje të porosive që përcillen përmes grupeve viber dhe ku dëshmohet se organizatorët të protestave të tilla janë vetë VMRO-DPMNE.
Zoran Zaev, kryeministër
“Gjithsesi argumentet të cilat ekzistojnë, e dini nga këto grupet e viberit të formuara nga VMRO-DPMNE për organizimin e protestave, kur keni 20 njerëz të paktën 2 i shpërndajnë edhe te oponentët. Kështu që është e qartë kush qëndron pas protestave, kush i organizon, kush pranon para dhe sa para pranon dhe ëqshtë mië që ata para t’i shpërndajnë ata para me ata 30-40 persona”
Ai ka dënuar protestat të cilat organizohen para shtëpive të deputetëve të LSDM-së dhe kërcënimet që ju dërgohen nga këto protestues, ndërsa ka paralajmëruar se MPB do të mer masa për të siguruar familjet dhe fëmijët e deputetëve.
Zoran Zaev, kryeministër
“Protesta është e drejtë kushtetuese dhe lejohet protesta e qytetarëve dhe është e drejtë që duhet respektuar. Por ajo që bëhet para shtëpivë, fëmijëve të deputetëve, anëtarëve të familjeve të tyre, është absolutisht e palejueshme pasi është shkelje e privatësisë së shtëpisë, përcillen porosi të drejtëpërdrejta, ofendime dhe shpërndahet frikë tek fëmijët. Ne nuk do të lejojmë që kjo kështu të vazhdojë. MPB ndërmer masa, këtu ka disa vepra penale që kryhen, por dua ta dijnë se fëmijët e deputetëve personalisht une dhe gjithçka që ekziston rreth meje, do t’i mbrojmë”
Zaev tha se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve nuk duhet të shoqërohet me gjuhë të urrejtjes, por duhet të lejohet zbatimi i tij që të shihet se nuk është aspak i rrëzikshëm. Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar, gjatë një vizite në Komunën e Gostivarit tha se Ligji i Gjuhëve stimulon dhe përmirëson marëdhëniet ndëretnike në vend dhe është një e drejtë që ju takon shqiptarëve.
Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së
“Në çdo shoqëri multietnike marëdhëniet ndëretnike duhet në mënyrë konstante të stimulohen, të rriten dhe të përmirësohen me qëllim që të përmirësohet vetë klima e bashkëjetesës në atë shoqëri. Unë e kuptoj se ligji për përdorimin e gjuhëve është shumë i rëndësishëm për vetë shqiptarët dhe shqiptarët atë e shohin si hapi i fundit, ligji i fundit që del nga Marrëveshja e Ohrit. Për vetë shqiptarët ky ligj është shumë i rëndësishëm, pasi me miratimin e tij ata ndjehen të vlerësuar dhe të pranuar në vetë shoqërnë dhe vendin.”
Protesta me përmbajtje nacionaliste dhe gjuhë të urrejtjes janë mbajtur ditëve të fundit në Shkup dhe qytete të tjera, si dhe para Kuvendit dhe para shtëpive të deputetëve të LSDM-së. Arben Zeqiri /SHENJA/