Fondi për sigurim shëndetësor për vitin 2018 për barnat që jepen me recetë në kuadër Fondit, ka paraparë buxhet vjetor në vlerë prej 2,85 miliardë denarë, i cili dallon për 100 milion denarë më shumë se në vitin 2017. Në këtë buxhet janë të parapara edhe barnat e shtrenjta, si dhe barnat që përshkruhen nga mjekët gjatë shërbimeve të kujdestarisë të cilat jepen jashta kuotave të barnatoreve. Buxhetin vjetor për barna Fondi e përcakton në bazë të realizueshmërisë së kuotave, rritjes së përshkrimit të barnave nga ana e mjekëve dhe konsumit të barnave, gjithnjë në pajtueshmëri me mjetet që janë në dispozicion./Transmeton Koha
Fondi vazhdimisht e ndjek realizueshmërinë e kuotave të barnatoreve dhe sipas nevojës, reagon në korniza të mundësive. Barnatoret kanë mundësi t’a tejkalojnë kuotën mujore më së shumti deri 10% në muaj dhe të kryejnë harmonizim të kuotës gjashtë-mujore edhe atë dy herë në vit, në muajin Mars dhe Shtator.
Të dhënat e Fondit tregojnë se konsumi i barnave me recetë nëpër barnatore shënon rritje, gjë që e ndjek trendin bashkohor të konsumit dhe kjo vërehet përmes rrijes së sasisë të barnave prej vitit 2008 e deri më tani, që është pothuajse dyfishi i vlerës së përgjithshme të mjeteve që i ndan Fondi për barnat me recetë.
Tabela nr.1 Përshkrimi i numrit të recetave të realizuara dhe vlera financiare e tyre (të shprehura në denarë) për periudhën kohore 2008 – 1017
Viti | 2008 | 2009 | 2010 | 2011 | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 | 2017 |
Numri i recetave të realizuara në barnatore | 10.29 | 14.97 | 15.28 | 16.33 | 17.49 | 17.82 | 19.39 | 21.13 | 22.27 | 23,09 |
Dallimi nga viti i kaluar (%) | 45% | 2% | 7% | 7% | 2% | 9% | 9% | 5% | 4% | |
Vlera totale e faturuar nga barnatoret(miliard denarë) | 1,319 | 1,829 | 1,778 | 1,902 | 1,993 | 2,124 | 2,263 | 2,425 | 2,626 | 2,786 |
Dallimi nga viti i kaluar (%) | 39% | -3% | 7% | 5% | 7% | 7% | 7% | 8% | 6% |
Për t’i furnizuar mjaftueshëm pacientët me barna me recetë nga kujdesi shëndetësor parësot, ndikojnë më shumë faktorë edhe atë: shpërndarja efikase e barnatoreve edhe nëpër vendbanimet rurale; shpërndarrja e mjeteve financiare që në fakt njihen si kuota të barnatoreve; mundësia për dhënien e barnave të shtrenjtja jashta kuotave; zbatimi i metodologjisë krahasuese për përcaktimin e çmimeve referente të barnave nga lista pozitive, me anë të cilës kemi ulur shumë çmime të barnave; shprehija e mjekëve për përshkrimin e barnave; si dhe struktura dhe nevojat e banorëve.
Nëse një bar i përcaktuar për të cilin ka nevojë pacienti, nuk është në një barnatore shkaku i harxhimit së kuotës, të njejtin pacienti ka të drejtë t’a marrë prej barnatores tjetër e cila akoma nuk e ka të realizuar kuotën e përcaktuar nga Fondi. Realizueshmërija e kuotave në nivel republikan në pesë muajt e fundit (Tetor 2017 – Shkurt 2018) është 103%, respektivisht rritja komulative është 15%, që do të thotë se kuotat e planifikuara për muajn Mars shënojnë ulje për 15%. Ky rezultat është edhe si pasojë e nivelit të ndotur të ajrit, sezonës së gripit dhe ftohjes, sëmundjeve kronike, faktorë këto që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e konsumit të barnave me recetë që i mbulon Fondi.
Tabela nr.2 Përshkrimi i kuotave të realizuara në periudhën mujore Tetor 2017 – Shkurt 2018
Tetor2017 | Nëntor2017 | Dhjetor2017 | Janar 2018 | Shkurt* 2018 (projektim) | Tejkalimi i kuotës për 5 muaj | Projektim i kuotës Mars 2018 |
103% | 103% | 104% | 102% | 103% | 15% | 85% |
Fondi ndërmerr masa urgjente, afatshkurte dhe afatgjate për t’ju siguruar barna me recetë të siguruarve.
Masa urgjente:
- Rritja e kuotës në muajin Mars në vlerë prej 15 milion denarë, të cilat do të shpërndahen në mënyrë lineare nëpër barnatoret.
Masa afatshkurte:
- Injekcion financiar buxhetit të përgjithshëm që dedikohet për barnat për vitin 2018, në vlerë prej 100 milion denarë në vit
- Revidimi i Rregullores dhe metodologjisë për shpërndarrjen e mjeteve financiare – kuotave dhe kompenzimeve të barnatoreve
- Ndryshimin e muajit/terminit për të harmonizuar kuotat në periudhë (muaj) më të përshtatshme të vitit
- Mënyrë të re më të drejtë dhe më efikase për shperndarrjen e mjeteve nëpër barnatore
- Sistem më efikas për kompenzet e barnatoreve
Masat afatgjate:
- Rrishikimi i mundësive për futjen e sistemit elektronik të integruar dhe efikas përmes kyçjes së të gjitha institucioneve, institucioneve shëndetësore dhe të punësuarve mjekësor nga sistemi ynë, respektivisht futjen e regjistrit elektronik shëndetësor për çdo pacient (EHR- electronic health record).
Disponueshmërija e barnave cilësore për të siguruarit e Maqedonisë, është angazhim i vazhdueshëm i Fondit për sigurim shëndetësor.Transmeton Koha