Fituesja e Çmimit Nobel për paqe Uided Bushamaui sot nga Universiteti FON do të marrë titullin profesor nderi (profesor honoris causa). Uided Bushamaui, ka lindur më 18 tetor të vitit 1961 në Gabes, provinca Bushama në Tunizi. Si ekonomiste e re i ka integruar firmat Hedi Bouchamaoui & Sons, e specializuar në sferën e naftës,
BTP tekstil dhe industri. Në vitin 1994 e ka formuar kompaninë Maille Fil e specializuar në përpunimin e pambukut dhe fijeve
të pambukut.
Në vitin 2013 në rolin e kryetares së UTIKA-s, përndryshe një nga katër organizatat të cilat e përbënin Kuartetin Tunizian, Uided Bushamaui së bashku me Husin Abasi, (UGT) Abdelsaltar ben Musa (Liga tuniziane për të drejtat e njeriut) dhe Mohamed Fadel Mahmud (Asociacioni kombëtar i avokatëve) e kanë marrë rolin historik për fillimin e dialogut kombëtar dhe stabilizim të shtetit të saj Tunizisë.
Në vitin 2014, Uided Bushmaui me bashkëpunëtorët e saj i ka organizuar zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që solli deri në stabilizim të brendshëm në Tunizi. Kuarteti tunizian në krye me Bushamauin, e ka fituar Çmimin Nobel për paqe për vitin 2015 në konkurrencë të 273 konkurrentëve nga e gjithë bota. 06
Data 23.09.2025
Aktuale
- Jep dorëheqjen drejtori i QSUT, Florenc Spaho, ja kush e zëvendëson(EMRI)
- Toshkovski: BDI ka mundur në të kaluarën të zbatonte ligjin për uniformat e policisë
- Jep dorëheqjen drejtori i QSUT, Florenc Spaho
- Plani i riarmatimit prej 80 miliardë eurosh i Gjermanisë lë mënjanë armët amerikane
- Kapet në Leshnicë të Epërme duke vjedhur dru zjarri, i konfiskohet automjeti
- Tre persona të dënuar arrestohen në Gostivar dhe rrethinë për vuajtje dënimi me burg
- Vdekja e 7 vjeçares, Komisioni disiplinor ka biseduar me të gjithë mjekët
- Përgjimet e paligjshme 2019–2024 – Prokuroria hesht, deputetët shmangin poligrafin