Sheshi “ Maqedonia” i shtruar me pllaka mermeri dhe i mbuluar me dëborë është shëndruar në një “patinazh”, ku qyetarët e zakonshëm, vëçanërisht ata më twmoshuar, rrezikojnë në rrëzohen dhe të thyejnë esktremitetet. Sot deri rreth orës 16:00 reshje të borës nuk pati, por megjithatë bora e dy ditëve të fundit pothuajse nuk është pastruar aspak nga Qyteti i Shkupit, që është përgjegjës për këtë punë, njoton Alamkos.
Disa nga qytetarët e cilësojnë si të turpshëm faktin që pikërisht sheshi kryesorë ende është i mbuluar me dëborë dhe shprehen të shqetësuar se mund të rrëzohen dhe të lëndohen. Disa të tjerër madje e krahasojnë me dimrat e 10 viteve të kaluara.
“ E rrezikshme është. Ja cfarë kam veshur mbi këpucë, çorape. Turp është të mos pastrohet qendra. Turp është. Ku është kryetari I komunës të kalojë këtu. Nuk kalon ai kalojmë ne të moshuarit dhe të rinjët. S’kalon ai, as që e ka atë hall. Duhet të ndryshohet diçka. Me frikë ecim”- tha një e moshuar nga qyteti i Shkupit.
“Jo vetëm që është e rrezikshme, por është edhe e shëmtuar. Viti I p[arë që është në këtë gjendje. Gjatë 10 vjetëve të kaluara nuk ka qenë asnjëherë në këtë gjendje. Kjo tani është katastrof”- tha një qytetare.
“ Është ideale. Nuk është aspak e rrezikshme”- tha një banor i Shkupit.
“ Unë kur kalova rrëshqita pak më herët, por falë Zotit shpëtova. Po çfarë të bëjmë, dimër është duhet të ruhen njerëzit. Duhet pastruar, por ja se paskan pastru.”- tha një qyttetar.
“ Po mund të rrëzohet njëriu dhe të lëndohet, e rrezikshme është”- tha një zonjë nga Shkupi.
Megjithatë edhe pse pothuajse i papastruar, në shesh shiheshin disa punëtorë të cilët me lopata tentonin të pastronin ndonjë pjesë të sheshit, por rezultati është siç mund edhe të shihet nga pamjet.
Pavarësisht gjendjes në të cilën është sheshi “ Maqedonia”, nga qyteti i Shkupit, për Almakos thonë se ekipet e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, kanë pastruar shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta.
“ Në shesh ka ekip i cili është duke punuar me mjete e nevojshëm për të pastruar hapësirën e sheshit dhe Urën e Gurit. “ Higjiena Komunale” punon në pastrimin e hapësirave publike në pjesën qëndrore të Shkupit, ku janë pastruar sheshet, urat dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit. Gjithashtu janë pastruar trotuaret dhe shtigjet për biçikleta në bulevardet “Arradhët Partizane”, “Cvetan Dimov”, “ Hristjan Todorovski Karposh”, “ Aleksandri I Maqedonisë”, e të tjera”- thonë nga Qyteti i Shkupit.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com