Krijimi i kushteve për operator të tretë celular në Maqedoni dhe përvojat e Turqisë në këtë sferë, ishin temë e takimit të sotëm të ministrit të Maqedonisë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski me ministrin turk të Transportit, Lundrimit dhe Komunikime Ahmet Arsllan.
Në takimin me Arsllanin, i mbajtur gjatë Kongresit celular botëror në Barcelonë, Mançevski i ka prezantuar angazhimet e MSHIA-së në pjesën e digjitalizimit të administratës, rritje të numrit të eshërbimeve dhe përgatitjen e planit operativ për internet me rrjet të gjerë. Ministri Mançevski mori pjesë në Kongresin celular botëror me qëllim të bisedimeve për krijim të
kushteve për operator të tretë celular në Maqedoni, si shtet i vetëm në Evropë me më pak se tre operatorë, njoftoi Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës e RM-së.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Toshkovski: BDI ka mundur në të kaluarën të zbatonte ligjin për uniformat e policisë
- Jep dorëheqjen drejtori i QSUT, Florenc Spaho
- Plani i riarmatimit prej 80 miliardë eurosh i Gjermanisë lë mënjanë armët amerikane
- Kapet në Leshnicë të Epërme duke vjedhur dru zjarri, i konfiskohet automjeti
- Tre persona të dënuar arrestohen në Gostivar dhe rrethinë për vuajtje dënimi me burg
- Vdekja e 7 vjeçares, Komisioni disiplinor ka biseduar me të gjithë mjekët
- Përgjimet e paligjshme 2019–2024 – Prokuroria hesht, deputetët shmangin poligrafin
- Vrasja e paralajmëruar: MPB heton policët që injoruan denoncimet e Kocevës