Qëndrimi i Demokracisë së Re opozitare se kontesti me emrin nuk mund të zgjidhet në pjesë, por vetëm me pako zgjidhjesh, edhe një herë e përsëriti ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Greqisë, ndërsa tani deputete Dora Bakojani. Në të njëjtën kohë, dërgoi kritika deri te Qeveria greke, për mënyrën në të cilën i zhvillon negociatat.
“Qeveria e Ciprasit filloi negociata, në mungesë të botës politike greke, në mungesë të mendimit publik, negociata që nuk e dimë qëllimin, as çfarë duan të arrijnë. Reaguam që t’i sqarojmë Qeverisë se çështja e Shkupit nuk mund të zgjidhet në pjesë, por duhet të zgjidhet përfundimisht, me pako zgjidhjesh. Nëse je ballafaquar me tendenca irredentiste, nuk je ballafaquar me asgjë”, thotë Bakojani në intervistën për “Radio Kriti”.
Deputetja e Demokracisë së re, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, u përkujtua në periudhën derisa ka qenë ministre e Punëve të Jashtme dhe si Qeveria e atëhershme e Kostas Karamanslisit ka negociuar dhe është nisur për në samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008. Tha se atëherë, në krahasim me tani, ka ekzistuar linjë kombëtare e mbështetur nga të gjithë.
“Qeveria sot vazhdon dhe punon me diplomaci të fshehtë dhe me kontakte personale të ministrit të Punëve të Jashtme, pa u njoftuar mendimi publik grek”, thotë Bakojani dhe potencon se rezultat i politikës qeveritare janë protestat dhe porositë nga qytetarët deri te Qeveria se nuk kanë besim në të t’i zhvillojë negociatat.