Kompanitë ukrainase janë të interesuara të marrin pjesë në realizimin e projekteve infrastrukturore që planifikohen në Maqedoni në periudhën në vijim. Këtë ia ka thënë ambasadorja ukrainase Natalija Zadorzhnjuk ministrit të Transportit dhe Lidhjev
Goran Sugareski.
“Ambasadorja më ka informuar se ekzistojnë kompani që janë të specializuara për këto sektore dhe janë të interesuara të marrin pjesë në realizimin e këtyre projekteve. Shpresoj se të gjitha kompanitë e interesuara nga Ukraina do të shprehin interesim për thirrjet publike që do t’i shpallim në periudhën në vijim për ndërtimin e rrjetit të gazifikimit dhe hekurudhor në vend”, thekson Sugareski. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve informuan se në takim janë hapur çështjet për projektet e kapitalit në pjesën e gazifikimit dhe ndërtimit të rrjetit hekurudhor në Maqedoni. Ministri Sugareski ka shprehur falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm dhe e ka theksuar nevojën e thellimit të marrëdhënieve të mira mes të dy vendeve.