Nënkryetari i qeverisë Bujar Osmani, javën që shkoi u lavdëruar se me meriatimin e Ligjin për shërbime audio dhe audiovizive është paraparë hapja e programit 24 orë në gjuhën shqipe në Radion maqedone dhe në programin satelitor për nevojat e emigracionit, por nuk sqaroi se pse për dy vite ish qeveria ku Bashkimi demokratik për integrim ishte partner nuk e zbatoi ligjin gati për dy vite për program 24 orësh në gjuhën shqipe në televizionin e Maqedonisë.
Për të qenë situata edhe më qesharake, qeveria aktuale shkeljen e ligjit duke mos hapur kanalin e tretë 24 orësh në gjuhën shqipe në Televizionin e Maqedonisë, e arsyeton me nevojën për konlsultime me më shumë njerëz. Kjo është e paparë që një përfaqësues i qeverisë të deklarojë se zbatimi i ligjeve varet nga konsultimet publike. Ligjet e miratuara zbatohet, për to nuk debatohet.
“Duke marrë parasyshë që bëhet fjalë për proces inkluziv, janë mbajtur disa debate publike, mbledhje individuale, me palët e interesuara, janë konsultuar ekspert nga EU dhe OSCE, e gjitha me qëllim që të gjindet zgjidhje e duhur ligjore,” thonë nga Qeveria duke injoruar faktin se zgjidhja ligjore është në fuqi.
Në propozim ligjin për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale, parashihet që të zgjerohet programi 24 orë në gjuhën shqipe në radio dhe rrjetin satelitor. As programi 24 orësh në Televizion në gjuhën shqipe për dy vite nuk është bërë e as program 24 orësh shqip në radio dhe satelit nuk do bëhet sepse qeveria ka përgjysmuar mjetet për finansimin e radiotelevizionit maqedonas.
Nëse në vitin 2016 RTM ka pasur buxhet afër 20 milion euro, sivjet ai do ketë dyfish më pak mejte. Në ndryshimet e ligjit para vitit të ri, qeveria hoqi taksën radiovizive dhe vendosi sistem të ri të finansimit për servisin publik. Qeveria sivjet ka paraparë 0.5 për qind të buxhetit të ndajë për finansimin e RTM, që është afër 12 milion euro, që do të thotë tetë million euro më pak se viti 2015. Atëherë si është e mundur RTM të hapë kanale të reja dhe të pnosojë kuadër të ri në kushte kur ka shumë më pak mjete?!
Ja çfarë sqarimi morëm nga Qeveria.
“Me ndryshimet parashihet financim direkt i servisit publik radiodifuziv MRTV, direkt nga buxheti i Republikës së Maqedonisë dhe atë në vitin e parë 0.7 %, vitin e dytë 0.8%, kurse në të tretin 0.9%, deri sa të arrihet 1%, “deklarojnë nga Qeveria.
Kjo apsolutisht nuk është e vërtet. Aktualisht nga buxheti për finansimin e RTM ndahen vetëm 0.5 për qind. Nga ana tjetër, teksti i fundit i Ligjit për shërbimet audio dhe audivizive, i cili nuk dihet kur do të miratohet, parasheh rritje graduale të përpqindjes nga buxheti për finansimin e RTM. Mirëpo, në alinenë e fundit të ligjit thuhet se rritja e përqindjes nga buxheti për RTM do të varet nga kondicioni i buxhetit. Kjo do të thotë se shuma e mjeteve që RTM do të marrë nga buxheti varet nga vullneti I qeverisë, që do të thotë ndërhyrje direkte në autonominë institucionale të servisit publik.
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani nuk u është përgjigjur pyetjeve të Almakos, se si mendon të bëjë program 24 orësh në radio dhe satelit kur gati dy vite nuk është bërë programi 24 orësh në Tetevizion edhe pse ka qenë obligim ligjor nga viti 2015.
Partitë shqiptare pjesëmarrëse në marrëveshjen e Përzhinës, PDSH dhe BDI në vitin 2015, këmbëngulnin që RTVM 2 të jetë 24 orë në gjuhën shqipe dhe kjo gjë u inkorporua në ligj.
Arbnora Memeti
Almakos.com