“Mos bleni prej shqiptarëve” (Не купувајте од Шиптаришта).
Ky është mesazhi ofendues që përmbajnë mbishkrimet e ngjitura në disa vetura në parkingun e qendrës tregtare në qendër të Shkupit të enjten në mbrëmje. Fotografitë janë dërguar në adresën e OJQ Civil.
Mesazhet permbajnë fjalën nënçmuese që për shqiptarët përdorin sllavët “shiptarishta”. Ato përmbajnë apelin që të mos blihet nga shumë dyqanet që janë pronë e shqiptarëve në këtë qendër tregtare.