Sindikata e sapoformuar e minatorëve të SASA nga Makedonska Kamenica, e cila funksionon në kuadër të SMEA, kërkon fillim të negociatave me menaxhmentin e minierës dhe pagesë të pagës në korrelacion me përfitimin e kompanisë.
Në konferencën e sotme për shtyp në Shkup, sindikalistët kërkuan 20 për qind nga përfitimi që e realizon kompania që t’u ndahet minatorëve.
“Kërkojmë që një pjesë e përfitimit të orientohet tek rroga jonë, gjegjësisht 20 për qind e fitimit të ndahet për pagat e minatorëve. Të gjithë i kërkojmë të hollat të cilat i fitojmë”, tha Vane Naskoski i cili punon si minator në “Sasa”.
Sindikata e “Sasa”-s kërkon edhe mbrojtje 100 për qind të të punësuarve në vendin e punës dhe të ketë një orë pauzë midis ndërrimit të minatorëve që del dhe ndërrimit që hyn në minierë.
Nga sindikata e sapoformuar e “Sasa”-s akuzuan edhe se po bëhen presione ndaj të punësuarve që të mos i bashkëngjiten sindikatës. Deri tani, thonë anë rreth 350 anëtarë.
Data 02.05.2024
Aktuale
- Bytyqi: Partitë politike që nuk kanë ofertë për qytetarët i kthehen nacionalizmit
- Antonio Conte drejt rikthimit në Premier League
- RMV, me aksion për dhurimin e gjakut u shënua Dita Botërore e Lirisë së Medias
- Rama thumbon Kurtin: Ndërhyrjet në Maqedonin e Veriut synojnë destabilitet
- Qytetarët lidhin pushimet – Mbingarkohen pikat kufitare!
- “Të dalin brekët e mia në mes të Shqipërisë” Shkëlqimi hedh në pishinë Erjolën, ia zbulon pjesët intime
- Ahmeti: Tirana e 2024 nuk njihet me atë të vitit ’91, transformimi i saj gëzon çdo shqiptar
- Vazhdon trendi i rënies së numrit të filloristëve në Tetovë