Pas raportit mbi punën e stacionit policor “Qendër”, i cili thekson se numri i vjedhjeve në territorin e komunës Qendrës po rritet, këshilltarët së bashku me përfaqësuesit e stacionit të policisë kanë arritur marrëveshje se është e nevojshme të rritet siguria e qytetarëve.
Duke pas parasysh se rreth 46 mijë qytetarë jetojnë në territorin e komunës Qendrës dhe frekuenca gjatë ditës është 250-300 mijë qytetarë, ky hap është i domosdoshëm.
Këshilltarët e komunës “Qendër” kërkuan kthimin e policëve që do të patrullojnë me biçikleta në komunë dhe vlerësojnë se ky është hap i drejtë për të rritur sigurinë e qytetarëve.
Biçikletat që do të shfrytëzohen nga policët janë siguruar nga donacionet.