Lajmi se do të shkarkohen gjyqtarë, shkaktoi panik sot në gjykata. Kryetari i Këshillit gjyqësor u ankua se gjykatësit i ka shqetësuar njoftimi në media se do të shqyrtohen parashtresat për shkarkime. Atij i janë paraqitur ta pyesin nëse vërtetë Këshilli do ti shkarkojë. Deri te ato janë dërguar mbi 200 parashtresa, për veprim jo etik të gjyqtarëve. Megjithatë, sot për këtë nuk u vendos asgjë. Do të formojnë komisione që do hetojnë, nëse ka bazë që ndonjë gjyqtarë të shkarkohet. Nuk ka afat të caktuar kohor, kur duhet të vendosin nëse ka bazë që ndonjë gjyqtar të shkarkohet. Pesë parashtresa për veprim joprofesional kanë mbërritur në Këshillin tashmë të shfuqizuar për përcaktimin e gjyqtarit.
Sipas Ligjit do të krijohet një komision prej tre anëtarëve duke hedhur short, që do të ketë obligim ligjor, të diskutojë, të ftojë, të mbajë, kjo është ajo që është paraparë me Ligj të hetohet. Kur ta përfundojë punën e vet, duhet të paraqesë një raport deri te të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor në mbledhje – deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhoski.
Para se të jepte deklaratë për mediat, Karaxhovski i qortoi gazetarët. I kërcënoi me dëbim nga seanca e hapur. Ai u mbajti një mësim të shkurtër, se ku kanë gazetarët të drejtë të flasin dhe ku jo.
Do të ju largojmë…Seanca është publike…Dhe keni të drejtë të ndërlidheni… A mund të paraqitem për fjalim…Jo, jo nuk mundet…Prandaj keni televizion, atje merreni fjalën…Urdhëroni…Faleminderit Kryetar…Më falni, e dini si gazetarë, atje ku merrni pjesë, nuk keni të drejtë për fjalë “
Këshilli Gjyqësor duhet edhe të marr vendim nëse do ta shkarkojë kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Këtë parashtresë e ngriti Këshilli tashmë i shfuqizuar për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësve. Ata gjetën një veprim të pandërgjegjshëm te Vangellovski në vendimin për shfuqizimin e paraburgimit të biznesmenit Sead Koçan, i cili ishte në arrati, që akuzohet nga PSP për falsifikim të dokumenteve për tender me vlerë mbi 17 milionë euro.
https://youtu.be/zXZU3KL7Rgk