Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë emëruar u.d. drejtorë të klinikave universitare për kardiologji, sëmundje të syve dhe të Qendrës klinike universitare stomatologjike “Shën Pantelemon”- Shkup.
Në Klinikën universitare për kardiologji për u.d. drejtor është emëruar dr. Zhan Zimbakov, në vendin e dr. Bekim Pocestës. Në Klinikën universitare për sëmundje të syve për u.d. drejtor është emëruar dr. Hristian Duma, në vendin e dr. Bekim Tateshit.
Për u.d. drejtor të Qendrës klinike universitare stomatologjike “Shën Pantelejmon”- Shkup, është emëruar Amela Cana, në vendin e dr. Agim Karait.
Emërimet e reja janë pas dorëheqjeve të dorëzuara nga drejtorët e Aleancës për Shqiptarët.